Varësia nga gazi rus/ Gjermania, terminal të pestë për gaz natyror të lëngshëm

Botë | 4 vite më parë

Gjermania do të ndërtojë një terminal të pestë lundrues të gazit natyror të lëngshëm, me qëllim të bërit të vendit të pavarur nga importet e gazit rus. Terminali për importin e LNG do të ndërtohet në Wilhelmshaven, një qytet port në Gjermaninë veriperëndimore.

Ai do të ketë një kapacitet prej 5 miliardë metra kub në vit dhe do të operohet nga një konsorcium i përbërë nga kompanitë e energjisë EON, Engie dhe Tree Energy Solutions. 

Terminali është planifikuar të bëhet plotësisht funksional në fund të vitit 2023. 

“Të gjithë hapat që ndërmarrim për t’u çliruar sa më shpejt nga kthetrat e importeve ruse janë më të nevojshme se kurrë Është e habitshme që ne e kemi ulur kaq shpejt varësinë nga gazi rus me zhvillimin e infrastrukturës së re, krahasuar me dekadat që u deshën për t’u bërë i varur nga Rusia,” tha zëvendëskancelari dhe ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck.

Gjermania ka qenë nën presionin si Ukraina dhe kombe të tjera në Evropë për të reduktuar varësinë e saj nga furnizimet ruse me energji që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt. 

Pesë terminalet me qira të qeverisë kanë një kapacitet total prej 25 miliardë metra kub në vit, me i pari që do të fillojë pompimin e gazit rreth fundit të vitit 2022. 

Gjigandi shtetëror rus i energjisë Gazprom ndërpreu të gjitha furnizimet përmes gazsjellësit Nord Stream 1.

Në muajt e fundit, Gazprom ka ulur flukset përmes Nord Stream 1 në vetëm 20% të kapacitetit, duke përmendur çështjet e mirëmbajtjes dhe duke fajësuar sanksionet perëndimore ndaj eksporteve të teknologjisë të vendosura në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme