Suedi, zjarr në një traget me 300 persona në bord, nuk ka të lënduar

Botë | 4 vite më parë

Një zjarr shpërtheu në një traget pasagjerësh me 300 persona në bord pranë bregut suedez. 

Zjarri u vu nën kontroll brenda një kohe të shkurtër falë një operacion të madh evakuimi, ku morën pjesë edhe tre helikopterë dhe shtatë anije.

Trageti Stena Line ishte nisur nga Ventspils në Letoni për në Nynashamn, Suedi. 

Mendohet se zjarri ishte shkaktuar në kuvertën e makinës, nga një gomë makine. Nuk ka raportime për të lënduar.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme