Indi, shëmben live kullat binjake, ndërtesat 100 metra të larta ishin të paligjshme

Botë | 4 vite më parë

India shkatërroi dy ndërtesa banimi shumëkatëshe jashtë Nju Delhit të dielën, në një spektakël dramatik të transmetuar drejtpërdrejt në kanalet televizive.

Shkatërrimi i “Kullave Binjake” 100 metra të larta në ishte një shembull i rrallë se si India u përball me ndërtuesit dhe zyrtarët e korruptuar. 32 katet e ‘Apex’ dhe 29 e ‘Ceyane’, të cilat kishin rreth 1000 apartamente të pabanuara kurrë në 9 vjet, u shkatërruan në pak sekonda, duke krijuar një re të pamasë pluhuri dhe mbeturinash.

Shpërthimi i kontrolluar me 3700 kilogramë eksploziv ishte prishja më e madhe e kryer në Indi deri më sot, raportojnë mediat lokale. Para shpërthimit, mijëra njerëz endacakë u evakuuan, duke përfshirë edhe rrokaqiejt aty pranë, njëri prej të cilëve ishte vetëm nëntë metra larg.

Kanali televiziv Times Now, i cili si të tjerët shfaqi numërimin mbrapsht mëngjesin e sotëm, e quajti atë “nënën e të gjitha prishjeve” duke i cilësuar aato “kullat e turpit”. Policia mbylli një autostradë aty pranë, ku shoferët ndaluan të shtunën për të bërë selfiet e tyre të fundit.

rtsh


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme