Kamioni doli nga rruga dhe u përplas me një grup njerëzish, nisin hetimet për aksidentin në Roterdam

Prokuroria hollandeze ka nisur hetimet pas aksidentit të ndodhur në një fshat afër Roterdamit, kur një kamion doli nga rruga dhe u përplas me një grup njerëzish që po bënin një Barbekju në natyrë. Policia holandeze tha se gjashtë persona u vranë dhe shtatë të tjerë u plagosën në aksident. Viktimat ishin tre gra të moshës 28, 32 dhe 75 vjeç dhe tre burra të moshës 41, 50 dhe 62 vjeç, të gjithë nga zona lokale. Njëri prej të plagosurve ndodhej në gjendje të rëndë në spital.
Mbreti holandez Willem-Alexander tha se ishte “i tronditur” dhe kryeministri Mark Rutte shprehu ngushëllime për aksidentin “e tmerrshëm”.
Banorët vendosën lule në vendin e aksidentit .
Zëdhënësja e policisë Boers konfirmoi se shoferi 46-vjeçar nga Spanja ishte arrestuar “dhe nuk ishte nën ndikimin e alkoolit” në momentin e aksidentit. “Ai është arrestuar për shkak të aksidentit me vdekje dhe plagosje të rëndër. Roli i tij në këtë incident është nën hetim”, thuhet në njoftimin e policisë. Hetuesit kishin marrë mostra gjaku për të parë nëse ai merrte ndonjë mjekim dhe po kontrollonin nëse ai po përdorte telefonin e tij në momentin e aksidentit, thanë prokurorët holandezë.
rtsh
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




