“Harrojnë” detyrën, dy pilotët e “Air France” përleshen në kabinë teksa avioni ishte në fluturim

Botë | 4 vite më parë

Dy pilotë të Air France u përfshinë në një përleshje gjatë fluturimit, ndërsa ishin në kabinën e një avioni A320 që shkonte nga Gjeneva në Paris. Përleshja çoi në pezullimin e të dy pilotëve.

“Incidenti u zgjidh shpejt pa ndikuar në sjelljen apo sigurinë e fluturimit, i cili vazhdoi normalisht. Pilotët në fjalë aktualisht janë pezulluar nga fluturimi dhe janë në pritje të një vendimi menaxherial për trajtimin e incidentit”, tha një zëdhënës i linjës ajrore në një deklaratë.

Incidenti ndodhi dy muaj më parë, në qershor të 2022, por u bë publik për shkak të një artikulli javën e kaluar në gazetën franceze Geneva Tribune./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme