Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Misioni i Agjencisë së Energjisë Atomike në Zaporizhia, më i vështiri në historinë e tij

Botë | 4 vite më parë

Misioni i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në termocentralin bërthamor ukrainas të Zaporizhia do të jetë “më i vështiri në historinë e tij”, komenton ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba , për shkak të tensionit në rajon.

“Ky mision do të jetë më i vështiri në historinë e IAEA për shkak të aktivitetit ushtarak të Rusisë atje, por edhe për shkak të mënyrës së dukshme se si Rusia po përpiqet të legjitimojë praninë e saj“, vuri në dukje Kuleba gjatë një vizite në Stokholm.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie të OKB-së, Raphael Grossi, ka njoftuar mëngjesin e sotëm se një ekip është nisur për në termocentralin bërthamor të Zaporizhias, ndërkohë që zona ku ndodhet është goditur javët e fundit, duke ngritur frikën për një aksident.

“Ne presim nga misioni deklarata të qarta për shkeljen e të gjitha protokolleve të sigurisë bërthamore ”, nënvizoi Kuleba gjatë një konference për shtyp që dha me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.

Ministri i Jashtëm ukrainas përsëriti kërkesën e Kievit që ushtria ruse të largohej nga zona, duke akuzuar Moskën se “vënë Ukrainën dhe të gjithë botën në rrezik të një aksidenti bërthamor”./ CNN.gr

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme