Ekipi i OKB-së niset drejt termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia

Një mision nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së është nisur drejt termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të Ukrainës. Lajmi është bërë me dije nga Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi ai në Twitter. Centrali bërthamor është pushtuar nga trupat pushtuese ruse që nga marsi. Luftimet rreth objektit në juglindje të Ukrainës kanë çuar në rritjen e shqetësimit global mbi sigurinë e vendit. Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e zonës.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




