Rritja e çmimeve të karburanteve, Japonia i kthehet energjisë bërthamore

Botë | 4 vite më parë

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka deklaruar se vendi do të rivërë në punë centralet bërthamore dhe do të konsiderojë zhvillimin e reaktorëve, që do ta çojë vendin t’i kthehet energjisë atomike. Ky veprim vjen në një kohë që çmimet e karburantit po rriten në mbarë botën. Kishida  tha se kishte udhëzuar zyrtarët që të dilnin me masa konkrete deri në fund të vitit.

Ky veprim është një ndryshim i rëndësishëm për Japoninë, e cila ka hequr dorë nga përdorimi i energjisë bërthamore që nga viti 2011, kur një cunami i shkaktuar nga një tërmet masiv shkaktoi përplasjen e ujit në termocentralin Fukushima Daiichi, duke çuar në fatkeqësinë më të keqe bërthamore në botë që nga Çernobili në 1986.

Që atëherë, publiku ka qenë skeptik për energjinë bërthamore dhe Japonia ka bërë përditësime strikte të sigurisë në termocentralet në të gjithë vendin.

Vitet e fundit vendi ka importuar gjithashtu sasi më të mëdha gazi natyror dhe qymyri për të plotësuar nevojat e tij për energji. Por Kishida ka bërë thirrje për të reduktuar varësinë e saj nga këto lëndë djegëse dhe ka përshkruar planet që Japonia të arrijë neutralitetin e karbonit në vitin 2050.

Kohët e fundit, rritjet e çmimeve të karburantit, pjesërisht për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, kanë shtyrë qeverinë të shpallë më shumë masa për kursimin e energjisë. Në fund të qershorit, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë u kërkoi banorëve të kursejnë energjinë elektrike. Që nga 26 korriku, Japonia kishte shtatë reaktorë bërthamorë që operonin, me tre të tjerë jashtë linje për shkak të mirëmbajtjes./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme