Departamenti i Drejtësisë i jep gjyqtarit dokumentin e redaktuar, ku u mbështet për kontrollonin në pronën e Trump

Departamenti i Drejtësisë paraqiti para një gjyqtari, një version të redaktuar të dokumentit, në të cilën u mbështet, për të lejuar agjentët federalë të kontrollonin në pronën e ish-presidentit Donald Trump në Florida, për dokumente të klasifikuara. Dokumenti ishte i vulosur.
Nuk është e qartë se kur mund të bëhet publik, apo sa do të zbulohet. “Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një parashtresë nën vulë, sipas urdhrit të Gjykatës së 22 gushtit,” tha në një deklaratë zëdhënësi i Departamentit të Drejtësisë, Anthony Coley. “Departamenti i Drejtësisë me respekt refuzon komente të mëtejshme, pasi është Gjykata që shqyrton çështjen.”
Gjykatësi i magjistraturës amerikane, Bruce Reinhart, i kishte dhënë afat departamentit deri të enjten në mesditë, për t’i propozuar atij ndryshimet në deklaratën që donte të bënte, përpara se ndonjë pjesë e dokumentit të publikohej. Ai pranoi të hënën se redaktimet, ose pjesët e fshira, të ishin aq të shumta, sa ta bënin dokumentin në thelb të pakuptueshëm.
Dokumenti ka të ngjarë të përmbajë informacion kyç në lidhje me bazën e FBI-së për ekzekutimin e një urdhri kontrolli në Mar-a-Lago në Palm Beach më 8 gusht. Dokumentet e bëra tashmë publike si pjesë e hetimit tregojnë se FBI ka marrë nga prona 11 grupe të dokumenteve të klasifikuara, duke përfshirë informacionin e shënuar në nivel të lartë sekret.
Organizata të shumta mediatike argumentuan në gjykatë javën e kaluar për zbulimin e dokumentit, duke përmendur interesin e jashtëzakonshëm publik në kontrollin federal të shtëpisë së një ish-presidenti. Departamenti i Drejtësisë ka kundërshtuar publikimin e dokumentit, duke argumentuar se mund të zbulojë informacione për dëshmitarët, si dhe për teknikat e ndjeshme të hetimit.
Reinhart ka thënë se ndonëse ishte i ndjeshëm ndaj shqetësimeve të departamentit, ai nuk ishte i prirur ta mbante të gjithë dokumentin të vulosur. Ai i udhëzoi zyrtarët t’i jepnin atij një version të dokumentit që redakton informacionin që departamenti dëshiron ta mbajë sekret. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



