I nxehti ekstrem dhe thatësira, Kina nis programin për krijimin e reve në mënyrë artificiale

Në një përpjekje për të ulur ndikimin negativ të valës së të nxehtit dhe thatësirës ekstreme, Kina ka nisur programe të modifikimit të motit për krijimin e reve në mënyrë artificiale për gjenerimin e reshjeve të shiut. Avionët kinez të Hong Kongut po “gjuajnë” shufra me grimca të jodurit të argjendit për të nxitur reshje.
Ministria e Burimeve Ujore tha në një njoftim të mërkurën se thatësira në të gjithë pellgun e lumit Yangtze po ndikonte negativisht në sigurinë e ujit të pijshëm të njerëzve ruralë dhe bagëtive, si dhe në rritjen e të korrave.
Të paktën 4.2 milionë njerëz në Hubei janë prekur nga një thatësirë e rëndë që nga qershori, tha të martën Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave Provinciale të Hubeit. Më shumë se 150,000 njerëz atje kanë vështirësi për akses në ujë të pijshëm, dhe rreth 400,000 hektarë të mbjella janë dëmtuar për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës.
Yangtze është vetëm një nga shumë lumenjtë dhe liqenet në të gjithë hemisferën veriore që po thahen dhe po zvogëlohen mes nxehtësisë së pamëshirshme dhe reshjeve të pakta, duke përfshirë Liqenin Mead në SHBA dhe lumin Rhine në Gjermani. Këto kushte ekstreme të motit janë shtuar nga kriza klimatike e shkaktuar nga njeriu, e nxitur nga djegia e lëndëve djegëse fosile./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




