CEO i Tesla-s Elon Musk synon të blejë Manchester United

Botë | 4 vite më parë

Multimiliarderi Elon Musk ka shfaqur një tjetër synim. CEO i Tesla-s ka deklaruar se synon të blejë Manchester United, aktualisht në pronësi të familjes amerikane Glazer që e bleu klubin në vitin 2005 për 1 miliard euro.

“Për të qenë i qartë, unë mbështes të majtën e Partisë Republikane dhe të djathtën e Partisë Demokratike. Gjithashtu, unë jam duke blerë Manchester United”, tha Musk në rrjetin social Twitter.

Aktuaisht Musk është në një përballje ligjore me Twitter pasi sipas kësaj të fundit, CEO i Tesla-s po kërkon t’i shpëtojë marrëveshjes. Në përballjen ligjore më 4 gusht, Twitter ka hedhur poshtë pretendimet e CEO-s së TESLA Elon Musk se ky i fundit kishte arsye legjitime për t’u tërhequr nga një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e platformës së mediave sociale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme