Kontrolli në shtëpinë e Trump, FBI kërkoi dokumente për armë bërthamore

Botë | 4 vite më parë

Kontrolli i FBI në shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump ka pasur si qëllim gjetjen e dokumenteve për armë bërthamore. Sipas The Washington Post, dokumentet e klasifikuara në lidhje me armët bërthamore shpjegojnë urgjencën e operacionit të paprecedentë të FBI në Mar-a-Lago, duke e çuar përballjen e ish-presidentit me Departamentin e Drejtësisë në një nivel të ri.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland të enjten e quajti “blofin” e ish-komandantit të përgjithshëm një veprim të pazakontë, ndërsa i kërkoi një gjykate të zhbllokonte urdhrin e kërkimit dhe inventarin e pronës së marrë nga Shtëpia e Trump. Ish-presidenti Donald Trump nuk e kundërshton ofertën e SHBA për të hequr vulën e urdhrit të kërkimit në Mar-a-Lago.

Kërkimi i FBI-së besohet të jetë i lidhur me një hetim nëse ish-presidenti hoqi të dhënat e klasifikuara dhe materialet e ndjeshme nga Shtëpia e Bardhë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme