OKB: Rusia ka injoruar në mënyrë flagrante ligjin e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Koordinatori Humanitar i Kombeve të Bashkuara për Ukrainën ka deklaruar se Rusia ka “injoruar hapur” ligjin ndërkombëtar humanitar dhe të të drejtave të njeriut në pjesë të vendit që nuk janë më nën kontrollin e qeverisë ukrainase.

Osnat Lubrani ka thënë se organizatat e ndihmës nuk ishin në gjendje të dërgonin furnizime ndihme ose të merrnin akses në Kherson apo Mariupol dhe nuk kishin mundur të arrin marrëveshje për një kalim të sigurt për të evakuuar njerëzit për t’u larguar nga Severodonetsk. Forcat ruse tani kanë nën kontroll Mariupolin dhe Severodonetsk.

“Ne po bëjmë çdo përpjekje për të mbështetur njerëzit jetët e të cilëve janë shkatërruar nga kjo luftë. Por Federata Ruse, gjithashtu qeveria e Ukrainës, duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur njerëzit e këtij vendi dhe për të bërë të mundur punën tonë“, tha Lubrani në një konferencë shtypi në Kiev./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme