Kina: Strategjia e re e NATO-s, e papërgjegjshme dhe inkurajon konfliktin

Botë | 4 vite më parë

Pekini e ka quajtur të papërgjegjshme strategjinë e re të NATO-s. Ministri i Jashtëm i Kinës, Zhao Lijian, tha se ky koncept i NATO-s shpërfill faktet dhe se e përcakton gabimisht Kinën si një sfidë strategjike dhe njollos politikën e jashtme të Pekinit.

Ai shtoi se kjo qasje e re e Aleancës është “e papërgjegjshme, inkurajon konfliktin dhe është plot me mendime të Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike”.

NATO e ka konsideruar Kinën si sfidë për sa i përket sigurisë, interesit dhe vlerave të vendeve të Aleancës. Po ashtu Aleanca ka deklaruar se e sheh me “shumë shqetësim” rritjen e bashkëpunimit mes Moskës dhe Pekinit. Në fillim të kësaj jave, Pekini kritikoi Perëndimin për armatosjen e Ukrainës./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme