Kriza, Von der Leyen: Ukraina mundet të eksportojë energji elektrike në Evropë

Nga sot Ukraina do të mund të eksportojë energji elektrike në Evropë. Lajmin e bën të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në një postim në Twitter ajo shkruan se Ukraina jo vetëm do të sigurojë burim energjie për BE por do të përfitojë të ardhura, të domosdoshme për vendin në situatën me luftën me Rusinë.
“Jam shumë e kënaqur të njoftoj se Ukraina tani mund të eksportojë energji elektrike në tregun e BE. Ajo do të sigurojë një burim shtesë të energjisë elektrike për BE duke sjellë të ardhura shumë të nevojshme për Ukrainën. Kështu që përfitojmë të dyja palët”, shkruan Von der Leyen.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




