Ish-presidenti rus: Sanksionet ndaj Moskës shihen si justifikim për luftën

Botë | 4 vite më parë

Ish-presidenti rus dhe zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se sanksionet e vendosura ndaj Moskës mund të shihen si një akt agresioni dhe justifikim për luftën.

“Dëshiroj të theksoj edhe një herë se në rrethana të caktuara masa të tilla armiqësore mund të kualifikohen edhe si akt agresioni ndërkombëtar. Madje edhe si casus belli (justifikim për luftë). Rusia ka të drejtë të mbrohet”, tha ai, raporton Reuters.

Rusia është përballur me një sërë sanksionesh ekonomike nga vendet perëndimore në përgjigje të pushtimit të saj të Ukrainës më 24 shkurt, të cilin ajo e quan një “operacion special ushtarak”. Medvedev, është një nga përkrahësit më të ashpër të luftës, duke bërë një sërë denoncimesh të ashpra ndaj Perëndimit.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme