Thatësira, Lombardia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, kreu i Mbrojtjes Civile: S’përjashtohen kufizimet e ujit

Italia është goditur nga thatësira, teksa tashmë po diskutohen edhe kufizime të furnizimit me ujë gjatë ditës.
Rajoni më i prekur është Lombardia, që ka shpallur edhe gjendjen e jashtëzakonshme, teksa kreu i Mbrojtjes Civile, Fabrizio Curcio, është shprehur se në javët në vijim do të ketë masa të qartë për të përballuar këtë situatë.
Ai u shpreh se në vitin 2022 ka pasur më shumë se dyfishin e zjarreve krahasuar me vitin 2021 dhe mbi gjashtë herë më shumë se në vitin 2020.
“Ne jemi në kuotat 40-50% më pak ujë shiu se mesatarja e viteve të fundit dhe deri në 70% më pak borë. Dhe lumi Po ka një normë rrjedhjeje deri në 80% më pak. Një krizë e këtij lloji nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Lombardisë“, tha ai./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




