Rusia nuk paguan borxhin e jashtëm, shkak sanksionet e vendosura

Për herë të parë në më shumë se një shekull Rusia nuk ka mundur të shlyejë borxhin e jashtëm prej 100 milionë dollarësh (81.4 milionë £) si pasojë e sanksioneve të vendosura kundrejt saj në formë dënimi pas luftës me Ukrainën, raporton BBC.
Ndërsa pagesa e interesit prej 100 milionë dollarësh duhej të paguhej më 27 maj, Rusia thotë se paratë iu dërguan bankës Euroclear, e cila më pas do të shpërndante pagesën tek investitorët, por duket se kjo pagesë ka mbetur aty dhe kreditorët nuk e kanë marrë atë.
Nga ana tjetër Euroclear shprehet se i përmbahet të gjitha sanksioenve që janë vendosur ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Megjithëse mosarritja e kryerjes së pagesave është një goditje simbolike, ajo pritet të ketë disa pasoja të menjëhershme për Rusinë. Kombet që nuk paguajnë zakonisht përballen me pamundësinë për të marrë hua para të tjera, por sanksionet ia kanë bërë të pamundur tashmë Rusisë të marrë borxh nga tregjet perëndimore.
Gjithsesi, vendi po fiton rreth 1 miliardë dollarë në ditë nga eksportet e lëndëve djegëse fosile, dhe ministri rus i financave u shpreh në muajin prill se kishin planifikuar të merrnin borxhe të tjera nga ndërkombëtarët.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




