SHBA, Gjykata e Lartë rrëzon ligjin për kufizim e armëve në New York

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar ligjin e New York-ut për kufizim të së drejtës për armëmbajtje. Ligji që u rrëzua nga gjykata kërkonte që banorët e New Yorkut të kishin një licencë që të provonin “kauzën e duhur” për të mbajtur armë.
Për Gjykatën e Lartë amerikane, ky ligj shkel të drejtën kushtetuese, duke e rrëzuar atë. Ky vendim rrit rrezikun që kufizime të tilla të ngjashme për përdorimin e armëve në shtete të tjera të rrëzohen duke nxitur zgjerim e përdorimit të armëve, raporton BBC.
Gjykatësit konservatorë votuan pro rrëzimit të këtij ligji me argumentin “se amerikanët kanë të drejtë të mbajnë armë zjarri për mbrojtje personale”.
Ndërkohë ky argument u kundërshtua nga gyqtarët liberalë të cilët votuan kundër këtij ligji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




