Sanksione të reja ndaj Rusisë, Britania e Madhe vendos kufizime për eksportet e mallrave dhe pajisjeve teknologjike

Mbretëria e Bashkaur prezantoi një paketë të re sanksionesh financiare dhe tregtare ndaj Rusisë.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, nënvizohen kufizimet e reja, që përfshijnë një bllokim të eksporteve të mallrave dhe pajisjeve teknologjike, eksportin e karburanteve për avionët dhe përdorimi i paundëve dhe i euros në Rusi. Në listën e produkteve të ndaluara përfshihen mallrat dhe pajisjet teknologjike që mund të përdoren për prodhimin e armëve biologjike dhe kimike, produkte dhe teknologji shtesë të rafinimit të naftës, si dhe produkte dhe teknologji kritike të industrisë. Vendimi ndalon importin, blerjen ose furnizimin dhe dërgimin e mallrave me origjinë ose që dërgohen nga Rusia që mund të gjenerojnë të ardhura. Gjithashtu parashikohen kufizime të mëtejshme për ofrimin e asistencës teknike, shërbimeve financiare, fondeve dhe shërbimeve të ndërmjetësimit në lidhje me importet e hekurit dhe çelikut.
Disa nga masat e reja kufizuese zbatohen si për territoret e Rusisë ashtu edhe ato të Ukrainës që ndodhen nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Moska.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




