Kiev, 34.430 ushtarë rusë të vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Rreth 34.430 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, nga të cilët 200 në 24 orët e fundit: këtë e ka bërë të ditur ushtria e Kievit, raporton ANSA.

Në përditësimin e saj për humbjet e pësuar nga Moska deri më tani, ushtria ukrainase tregon se janë rrëzuar gjithashtu 216 luftëtarë, 183 helikopterë dhe 620 dronë.

Përveç kësaj, forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 1,504 tanke ruse, 756 artileri, 3,632 automjete transporti të trupave të blinduara, 137 raketa lundrimi dhe 14 anije.
 
/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme