Presidenti i KE-së Michel: Statusi kandidat i Ukrainës është “një moment vendimtar”

Shefi i Këshillit Evropian Charles Michel e ka quajtur të enjten një “moment vendimtar” për bllokun ndërsa liderët e BE-së takohen për të diskutuar ofertën e Ukrainës për të fituar anëtarësimin.
“Ky është një moment vendimtar për Bashkimin Evropian. Një zgjedhje gjeopolitike që ne do të bëjmë sot,” u tha Michel gazetarëve në rrugën e tij për në samitin e Këshillit Evropian në Bruksel.
Udhëheqësit e BE po shqyrtojnë nëse do të miratojnë vendimin e Komisionit Evropian javën e kaluar për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE, raporton CNN.
Presidenti i Këshillit Evropian tha se ishte “i sigurt” se liderët e BE-së do t’i japin statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe “të shprehin një perspektivë të qartë dhe të fortë” evropiane për të dy kombet.
Shefja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola gjithashtu përshëndeti të enjten si një ditë “historike”, duke shprehur “shpresën” e saj se statusit të kandidatit të Ukrainës do t’i jepet drita jeshile.
“Një ditë ku mendova se do të prisnim shumë më gjatë për ta nxjerrë atë në letër, dhe vërtet e mirëpres unitetin dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian për këtë”, tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




