Mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç mesazh BE: E kam përgjigjen gati! Nuk e njohim Kosovën

Botë | 4 vite më parë

Pak para nisjes së samitit të BE në Bruksel, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar para mediave se në rast se BE krition Serbinë lidhur me mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ai e ka përgjigjen gati. Vuçiç tha se Serbia ëhstë ulur në karrigen e saj dhe se politikën e vendit të tij e udhëheq ai vetë. Më tej ai ka ironizuar BE duke thënë se i përgëzon për faktin se do dëshironin të udhëhiqnin politikën e Serbisë pasi tregon vlerën dhe rëndësinë që ka vendi i tij.

“Serbia është ulur në karrigen e saj dhe nuk është kryeministri juaj dhe presidenti juaj ata që do ta udhëheqin politikën e Serbisë, por qytetarët e Serbisë përmes lidershipit të tyre. Por unë i përgëzoj për faktin se do të dëshironin shumë të udhëheqin politikën e Serbisë. Kjo tregon rëndësinë e Serbisë dhe i uroj gjithë të mirat”, tha Vuçiç.

Sa i përket deklaratës së kancelarit gjetrman Olaf Scholz se pret që Serbia të njohë Kosovën, sipas blic.rs, Vuçiç u shpreh prerë se kjo gjë nuk do ndodhë.  “Edhe unë i thashë se nuk e presim këtë”, ka thënë Vuçiç.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme