Samiti i G7, SHBA: Shtojmë presionin ndaj Rusisë me propozime konkrete

Botë | 4 vite më parë

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se do të rrisin presionin ndaj Rusisë, me “një grup propozimesh të prekshme”. Kështu ka deklaruar Presidenti amerikan, Joe Biden, ndërsa propozimet do të paraqiten në takimin e G7 në Gjermani që do të mbahet këtë fundjavë.

Çështja e energjisë , çmimet e ushqimeve, që kanë pësuar rritje në shkallë globale, do të jetë në “zemrën e diskutimeve” mes liderëve të SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Kanadasë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në këtë samit, si dhe situata financiare globale.

Përveç Rusisë, samiti i G7, si dhe samiti i NATO-s që do të pasojë, pritet të theksojë shqetësimin e vendeve anëtare për Kinën. G7 do të diskutojë edhe për “praktikat ekonomike shtrënguese” të Kinës, të cilat janë bërë edhe më agresive vitet e fundit.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut do të shpallë angazhime të reja për të forcuar sigurinë evropiane, sipas zyrtarëve të presidencës amerikane, ndërsa pjesëmarrja e liderëve të Australisë, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Zelandës së Re do të tregojë se lufta në Ukrainë nuk e shkëput vëmendjen nga Kina./ CNN.gr

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme