Di Maio largohet nga Lëvizja “5 Yjet”

Botë | 4 vite më parë

Di Maio, një figurë mjaft e njohur politike në Itali, largohet nga Lëvizja “5 Yjet”. Shkak është bërë miratimi sot në Senat i rezolutës për të ndihmuar Ukrainën, e cila u miratua me 219 vota pro, 20 kundër dhe 20 abstenime. Di Maio pretendon se përplasja në Lëvizje është ndezur për arsye mediatike.

Ai shpjegon edhe arsyet e lamtumirës. Di Maio fokusohet në luftën në Ukrainë.

“Duhej të zgjidhnim në cilën anë të historisë të qëndronim. Drejtuesit e Lëvizjes rrezikuan të dobësonin Italinë, duke vënë në vështirësi qeverinë për arsye që lidhen me krizën e tyre të konsensusit, për të rikuperuar disa pikë përqindjeje, madje pa pasur sukses. Lufta nuk është një shfaqje mediatike. Eshtë e papërgjegjshme të kapësh qeverinë”, theksoi ai.

Në fjalën e tij, Di Maio, përmendi edhe presidentin e ndjerë të Parlamentit Evropian, David Sassoli. “Përballë kësaj lufte shkatërruese, Evropa duhet të jetë më mbështetëse. Këtë na e kujtoi Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, një shembull i një drejtësie të madhe, ndjenjës së institucioneve dhe qetësisë që duhet të jetë udhërrëfyes për të gjithë ne”, deklaroi Di Maio.

Ky i fundit dha dorëheqjen, pasi kërkon të frenojë një valë largimesh nga ana e disa parlamentarëve, të cilët kishin vënë në dyshim lidershipin e tij. Vendimi nuk pritet që të rrëzojë qeverinë, por gjithësesi është një goditje e fortë për koalicionin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme