Ish-presidenti rus: BE-ja mund të zhduket përpara se Ukraina të bëhet pjesë e Unionit

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev ka sulmuar sërish Europën me postimin e tij të fundit në Telegram. Duke analizuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në BE, Medvedev shkruan se Unioni mund të zhduket përpara se Ukraina të bëhet pjesë e tij. Ai shton se Ukraina do të jetë “nën vrojtim” për dekada, teksa ironizion se afati i vërtetë për anëtarësimin do të jetë mesi i shekullit “jo më parë”,
“Po sikur edhe BE-ja të zhduket deri atëherë? Më bën të mendoj se çfarë skandali, çfarë sakrificash janë bërë në altarin e anëtarësimit në BE dhe si janë mashtruar pritshmëritë e ukrainasve të pakënaqur? Ukrainasit do të jenë nën vështrim për dekada. Prandaj, afati i vërtetë është mesi i shekullit. Jo më parë”, shkruan ai.
Ukraina ka kërkuar që të anëtarësohet në BE, megjithatë liderët e vendeve europiane kanë pranuar se procesi është shumë i gjatë dhe se do të duhet të kalojnë vite para se të ndodhë një gjë e tillë./ Corriere.it
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




