Kryeministri britanik Johnson, vizitë surprizë për herë të dytë në Kiev, takon presidentin Zelenskiy

Botë | 4 vite më parë

“President Volodymyr, është mirë të jesh sërish në Kiev”. Ky ka qenë mesazh i shkurtër në twitter i kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili ditën e sotme ka bërë  një vizitë të dytë surprizë në Kiev, për të takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Kryeministri britanik, sipas The Guardian, anuloi një vizitë të planifikuar në një samit në Doncaster në minutën e fundit, ku ai do të mbante edhe një fjalim përpara deputetëve të veriut dhe këshilltarëve lokalë.

Ky është udhëtimi i dytë i kryeministrit britanik Johnson në Ukrainë, që nga fillimi i luftës. Mësohet se ai ka udhëtuar drejt Ukrainës mëngjesin e sotëm. /The Guardian

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme