Zhduket veterani i tretë amerikan në Ukrainë

Zhduket amerikani i tretë në Ukrainë. Veterani i marinës amerikane Grady Kurpasi ka humbur kontaktet me miqtë dhe familjen javët e fundit. Kurpasi kishte shkruar në Ukrainë për të ndihmuar popullin ukrainas por nuk kishte në plan të luftonte. Sipas CNN, Departamenti i Shtetit tha se ishte në dijeni të raporteve të një amerikani të tretë që udhëtoi në Ukrainë për të luftuar kundër Rusisë, i cili ishte identifikuar “javët e fundit” si i zhdukur. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price gjatë një konference për shtyp, nuk dha emrin e amerikanit të tretë të zhdukur, por tha se Departamenti i Shtetit ishte në kontakt me familjen.
Dy veteranë të tjerë amerikanë, janë zhdukur në Ukrainë. Familjarët e Andy Huynh, 27-vjeçar dhe Alexander Drueke, 39-vjeçar, të dy nga Allabama, kanë thënë se 15 qershori ka qenë dita e fundit kur kanë kontaktuar me ta. Familjarët dhe një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se ende nuk është konfirmuar dyshimi nëse dy burrat janë në duart e forcave ruse.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




