Kosto e luftës Ukrainë-Rusi, preket Shqipëria

Botë | 4 vite më parë

Mbas 100 ditëve të para të luftë në Ukrainë, ekspertët ndërkombëtarë të ekonomisë kanë llogaritur ndikimet e kësaj lufte. Kostot janë shqetësuese. Kostoja e luftës në Ukrainë ka të ngjarë të kushtojë 6.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Botës. Tregjet po goditen edhe për shkak të ndezjes së inflacionit, në nivelet më të larta të 40 viteve të fundit. Në muajin maj ky tregues ishte 8.1% në Eurozonë dhe 8.6% në SHBA.

Por sa kushton në Evropë kjo luftë, që nuk është parë që nga viti 1945? Kompanitë që blejnë lëndë të parë po i paguajnë nxjerrësit 5.2 triliardë dollarë më shumë në 2022, sesa në 2019 falë çmimeve më të larta. Ky është fillimi. Rritja e pritshme është e barabartë me 5% të prodhimit të brendshëm bruto botëror, thanë specialistët e bankës amerikane, Citi Bank.

Në një skenar ku çmimet e ardhshme për gjysmën e dytë të këtij viti materializohen, blerësit do të paguanin 6.3 triliardë dollarë më shumë se në vitin 2019, ose 6.3% të PBB-së. Çmimet e ardhshme janë çmime të paracaktuara të dorëzimit për një mall, sipas marrëveshjeve ndërmjet blerësit dhe shitësit të kontratës së ardhshme. Ndryshe nga kontratat e ardhshme të mallrave që rregullojnë kontratat financiare, çmimet e ardhshme lidhen me dorëzimin fizik të mallrave.

Ekspertët ndërkombëtarë thonë se një goditje e tillë do të ishte shumë e ngjashme me atë që përjetoi bota gjatë krizës së naftës në fillim të viteve 1970. “Sa më gjatë të vazhdojë goditja e mallrave, aq më i madh është ndikimi negativ tek konsumatorët e mallrave, rritja globale neto dhe aksionet,” shkruajnë analistët.

Një skenar stresi afatgjatë do të nxiste rrezikun e një recesioni në Evropë dhe do të dëmtonte konkurrencën e prodhimit evropian.

Analistët nga banka amerikane e investimeve kanë vlerësuar se inflacioni i nxitur nga mallrat tashmë po ul të ardhurat reale të disponueshme të familjeve evropiane me 2% në vit.

Presionet inflacioniste janë zgjeruar dhe intensifikuar, me çmimet e shumë mallrave dhe shërbimeve në rritje, shkruan Banka Qëndrore Europiane, aq sa ka rishikuar projeksionet në rritje dhe ka konsideruar çmime të larta për një kohë të gjatë.

Në Shqipëri janë importuar çmimet e importit.  Për çdo 100 euro mall ne importojmë 49,5 për qind të çmimit të rritur. Inflacioni në vend është ende më i ulëti në rajon, por ai i produkteve ushqimore është dyshifror. Në kushtet e rritjes së pandalshme të çmimeve, përfitimi ka qenë në rritjen e të hyrave fiskale sidomos nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Janë 12,3 miliardë lekë që janë të ardhura vetëm nga rritja e çmimeve. Ekspertët shqiptarë sugjerojnë që qeveria duhet t’i rikthejë këto para në favor të shtresave në nevojë, ndërsa paketa e dytë e rezistencës sociale është në duart e autoriteteve dhe do të bëhet publike, sipas burimeve zyrtare, në një kohë jo të largët.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme