A mund të parashikojnë ëndrrat të ardhmen?

Kuriozitete | 4 vite më parë

Qeniet njerëzore kalojnë afërsisht 30% të jetës së tyre duke fjetur. Edhe pse trupi ka nevojë të pushojë, truri mbetet aktiv dhe udhëhiqet nga imagjinata jonë. Por, a ka diçka tjetër që ne perceptojmë ndërsa flemë?

A mund të realizohen ëndrrat?

Ka nga ata që besojnë se ëndrrat përmbajnë parashikime të diçkaje që do të ndodhë. Nuk ka studime shkencore lidhur me këtë duke i lënë ëndrrat të jenë një besim.

Rëndësia e ëndrrave

Që nga qytetërimi i hershëm, gjumit i është atribuar një vlerë e jashtëzakonshme simbolike. Ëndrrat besohej se ishin një mënyrë themelore për të parashikuar të ardhmen dhe gjithashtu për të sqaruar disa aspekte të realitetit. Njerëzit kërkonin në ëndrra përgjigjet e asaj që nuk mund të shpjegonin në jetë. Për shekuj me radhë është konsideruar si një territor magjik.

Natyra mistike e ëndrrave

Sot, ne e kuptojmë gjumin në një mënyrë shumë të ndryshme nga sa e kuptonim 2000 vjet më parë. Por ëndrrat kanë ende një karakter mistik. Ka diçka të pashpjegueshme në to, një aftësi për të na transportuar në botë me fantazi.

Ne projektojmë të ardhmen që duam

Kjo do të thotë se aftësia për të parashikuar të ardhmen është pjesërisht reale. Kapaciteti i trurit të njeriut për memorie, arrin që përmes ëndrrave të projektojë një të ardhme të mundshme.

Ëndrrat tona janë harta dëshirash

Në ëndrra ne gjithashtu përpiqemi të kënaqim dëshirat e vogla ose të mëdha që ndoshta nuk mund të përmbushen në jetën reale.

Frojdi dhe ëndrrat

Në librin “Interpretimi i ëndrrave”, psikoanalisti i famshëm Sigmund Freud shprehet se ëndrrat përfaqësojnë një dëshirë të ndrydhur. Sipas themeluesit të psikanalizës, ëndrra është një mënyrë për të hyrë në pa ndërgjegje.

Llojet e zakonshme të ëndrrave

Ëndrrat janë një “jorgan” i madh dhe mund të ndryshojnë shumë në varësi të ëndërrimtarit. Por ne e dimë se ekzistojnë tre lloje shumë të zakonshme: ëndrra e makthit, ëndrra e këndshme dhe ëndrra e ndjekur.

Si të mbani mend ëndrrën

Një këshillë tjetër efektive është të shkruani ëndrrën tuaj menjëherë pasi të zgjoheni. Është momenti që është i freskët në kujtesën tuaj. Ndonjëherë pas 5 minutash nuk jeni më në gjendje ta përshkruani atë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme