Ajsbergu më i madh në botë fillon lëvizjen pas 40 vjetësh

Kuriozitete | 3 vite më parë

Ajsbergu më i madh në botë fillon të lëvizë sërish pas gati 40 vjetësh.

Madhësia e tij prej 3880 kilometrash katrorë është më shumë se dyfishi i qytetit të Londrës. I quajtur A-23a, ai u shkëput nga Antarktida në vitin 1986, por më pas mbeti i bllokuar në fund të detit Weddell, në veri-perëndim të kontinentit Antarktik, duke u bërë një ishull akulli.

Lëvizjet e para u vunë re duke filluar nga viti 2020, por vitin e fundit ajo ka rritur shpejtësinë drejt veriut dhe tani është gati të kalojë majën veriore të Gadishullit Antarktik

Ajo që i lejoi ajsbergut të madh të çlirohej përfundimisht nga shtrati i detit dhe të fillonte të lëvizte përsëri, duket se ka qenë zvogëlimi progresiv i madhësisë së tij.

Sipas ekspertëve, të cilët po monitorojnë lëvizjet e tij, rruga do të jetë e ngjashme me atë të gjigantëve të tjerë të akullt që vijnë nga deti Weddell.

Ajsbergu A-23a është aktualisht ajsbergu më i madh në botë, pasi mbajtësi i mëparshëm i rekordeve A-76, me përmasa mbi 4 300 kilometra katrorë, u shpërtheu pasi u shkëput nga Antarktida në vitin 2021.

Rekordi zyrtar i ajsbergut i dokumentuar ndonjëherë , i përket B15. Shtrirja e tij arriti afërsisht 11 000 kilometra katrorë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme