Aksident i rëndë në Peshkopi, dy makina përplasen kokë më kokë. 7 të plagosur, dërgohen te Trauma në Tiranë
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në aksin Peshkopi–Maqellarë, në vendin e quajtur “Shkolla e Dovolanit”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ku dy automjete, një “Mercedes” dhe një “Golf 5”, janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e aksidentit, 7 persona kanë mbetur të plagosur.
Të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore. Më pas, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore, ata janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.
Në automjetin “Golf 5” udhëtonte një familje prej pesë personash: drejtuesi i mjetit, bashkëshortja e tij, nëna e drejtuesit dhe dy vajzat e mitura.
Sipas të dhënave paraprake, bashkëshortja e drejtuesit të “Golf”-it ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, rrethanat e plota të aksidentit janë ende në hetim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



