Aksident me pasojë vdekjen në aksin Shkodër-Lezhë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së mërkurës, më 30 shtator 2026, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:30, në vendin e quajtur Kryebushat, ku janë përfshirë në një përplasje dy automjete.
Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, në mjetet e përfshira udhëtonin drejtuesit P. L., 67 vjeç, me shtetësi franceze, si dhe Gj. N., 83 vjeç, banues në Shkodër.
Si pasojë e dëmtimeve të marra nga përplasja, 83-vjeçari Gj. N., është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku më pas ka ndërruar jetë.
Lidhur me gjendjen spitalore dhe ecurinë e ngjarjes, autoritetet njoftuan se “si pasojë e aksidentit, shtetasi Gj. N., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër.”
Lidhur me masat e ndërmarra ndaj drejtuesit tjetër të mjetit, policia sqaroi se “shtetasi P. L. është shoqëruar në ambientet e DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme.”
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon punën për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e rrethanave të këtij aksidenti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





