Akuzat për korrupsion, Gjykata Lartë franceze lë në fuqi dënimin e ish-presidentit Sarkozy

Botë | 2 vite më parë

Gjykata e Lartë franceze ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Apelit që shpalli ish-presidentin Nicolas Sarkozy fajtor për korrupsion.

“Dënimi është përfundimtar”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Sarkozy, i cili përballet me një vit burg, ka të drejtë të kërkojë të mbahet në shtëpi me një byzylyk elektronik – siç është rasti për çdo dënim prej dy vjetësh ose më pak.

Ish-presidenti Sarkozy ka shërbyer si kreu i shtetit francez nga viti 2007 deri në vitin 2012. Ai u tërhoq nga jeta publike në vitin 2017. Sarkozy ka qenë nën hetim që konkludoi më 1 mars të vitit 2021 ku ai u dënua për herë të parë nga një gjykatë me 3 vite burg (dy vite me lirim me kusht), për shkak të aferave korruptive si çështja “Paul Bismuth”.

Sarkozy  pas Zhak Shirakut është ish-presidenti i dytë francez, që dënohet për korrupsion. Gjykatësi Azibert u mor në vitin 2007 me akuzat se Sarkozy kishte pranuar donacione të paligjshme nga trashëgimtarja e kompanisë kozmetike L’Oreal, Liliane Bettencourt.

Akuzat lindën për shkak të regjistrimit të bisedave të Sarkozy me avokatin e tij Thierry Herzog pasi ai u largua nga posti i presidentit. Shkak për përgjimin e bisedës ishte një pagesë tjetër të paligjshme nga Libia për fushatën e tij zgjedhore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme