Anëtarësimi i Ukrainës në BE/ Presidentja e KE udhëton drejt Kievit, takon Zelenskyn dhe Shmyhal

Botë | 4 vite më parë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen zhvillon sot vizitën e saj të tretë në Ukrainë që nga fillimi i luftës ruse. Presidentja e KE ka bërë me dije me një postim në Twitter se gjatë takimit që do të zhvillojë me Presidentin Zelensky dhe kryeministrin Denys Shmyhal do të diskutojnë për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Në Kiev, për vizitën time të tretë që nga fillimi i luftës në Rusi. Kaq shumë ka ndryshuar. Ukraina tani është një 🇪🇺 kandidat. Do të diskutoj me@Zelenskyy dhe @Denys_Shmyhal  si të vazhdojmë t’i afrojmë ekonomitë dhe njerëzit tanë ndërsa Ukraina përparon drejt anëtarësimit”, shkruan Presidentja e KE.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme