Anëtarësimi i Ukrainës në BE, Zelensky bisedë telefonike me homologun e Qipros: Mirënjohje për mbështetjen

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonikë me Presidentin e Republikës së Qipros, Nicos Anastasiades lidhur me perspektivën e Ukrainës për anëtarësimin në BE. Në fokus të bisedës së tyre, ishte dhe rindërtimi i Ukrainës, e cila prej 4 muajsh përballet me agresionin rus.
“Gjatë një bisede telefonike me Presidentin Anastasiades shprehu mirënjohjen për gatishmërinë e Republikës së Qipros për të mbështetur dhënien e Ukrainës me statusin e një kandidati për anëtarësim në #BE. U diskutua për pjesëmarrjen e Qipros në rindërtimin e ardhshëm të Ukrainës”, shkruan Zelensky. Ndërsa presidenti Anastasiades bëri me dije se Zelensky e ka ftuar për të vizituar Ukrainë.
“Telefonatë e pranuar nga Presidenti Zelenskyy. Vlerësoi Qipron për mbështetjen për perspektivën e vendit të tij për anëtarësimin në BE dhe falënderoi për ndihmën humanitare nga. Presidenti më ftoi të vizitoj Ukrainën kur të jetë e mundur”, shkruan Presidenti i Qipros.


/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




