Anëtarësimi i Ukrainës në NATO, kryeministri i Hungarisë jo i bindur mbi planin e aleancës

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka hedhur dyshime mbi aspiratën e gjatë të Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n. Ndërhyrja e tij erdhi pasi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se “të gjithë aleatët e NATO-s kanë rënë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s”.
Stoltenberg ka thënë vazhdimisht se Kievi do t’i bashkohet NATO-s në afat të mesëm, pasi të përfundojë pushtimi rus. Por Orban shpejtoi të shprehë habinë e tij për pretendimin e fundit të Stoltenberg.
“Çfarë?!” shkroi ai në Twitter, duke reaguar ndaj një artikulli mbi komentet e Stoltenberg.
NATO është një aleancë ushtarake e 31 vendeve, kryesisht në Evropë, por duke përfshirë edhe SHBA-në dhe Kanadanë. Hungaria, si të gjithë anëtarët, mund të vërë veton për anëtarësimin e anëtarëve të rinj./BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




