Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: Është marrë në pyetje në cilësinë e personit nën hetim

Aktualitet | 38 minuta më parë

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artan Gaçi, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij.

Pas daljes nga SPAK, avokati Gurali Brahimllari bëri të ditur se Gaçi ishte marrë në pyetje në cilësinë e “personit ndaj të cilit zhvillohen hetime” dhe se kanë kërkuar “që të njihen me aktet”.

Ai nuk dha detaje të tjera në lidhje me çështjen konkrete për të cilën është pyetur klienti i tij. Vetë Artan Gaçi nuk bëri deklarata për mediat.

Gaçi është paraqitur edhe më herët në SPAK lidhur me çështjet e pronave në Himarë dhe kallëzimet e bëra nga Fredi Beleri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme