Barriera e Madhe Koralore e Australisë mbetet jashtë listës së UNESCO-s

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ka vendosur të mos e shtojë Barrierën e Madhe koralore të Australise në listën e vendeve “në rrezik”, pavarësisht provave shkencore që sugjerojnë se është në rrezik.
Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në mbledhjen e tyre mendon se qeveria australiane ka bërë “përparim të rëndësishëm”, por studiuesit janë të mendimit se Barriera e Madhe koralore e Australisë është nën “kërcënim serioz” nga ndryshimet klimatike dhe ndotja.
“Shumë shkencëtarë të klimës janë të tronditur nga fakti që nuk u fut në listë” tha Kimberley Reid nga Qendra e Ekselencës për Ekstremet e Klimës ARC dhe Universiteti Monash.
Duke mbuluar afro 345,000 kilometra katrorë, Barriera e Madhe koralore është shtëpia e më shumë se 1,500 llojeve të peshqve dhe 411 llojeve të koraleve të forta. Ajo kontribuon me miliarda dollarë në ekonominë australiane çdo vit dhe promovohet shumë për turistët e huaj si një nga mrekullitë më të mëdha natyrore të vendit dhe të botës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




