Basha: Shqipëria vendi me fitimet mujore më të ulëta në Evropë

38 ditë larg zgjedhjeve të 25 prillit, kryetari PD-së, Lulzim Basha vijon të publikojë ato që i cilëson “dështimet e kryeministrit Edi Rama”, gjatë tetë viteve qeverisje. Me një shënim në Story në Instagram, Basha thotë se Shqipëria është vendi me fitimet më të ulëta mujore në Europë. Ndërsa citon Erustat, Basha shkruan se gjysma e punonjësve në Shqipëri marrin më pak se 302 euro.
“Cili është vendi me fitimet më të ulëta mujore në Europë? Shqipëria. Sipas Eurostat, shqiptarët kanë fitimet më të ulëta mujore në Europë, ku gjysma e punonjësve marrin më pak se 302 euro”, shkruan Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




