BE pritet të pezullojnë lehtësimin e vizave turistike për rusët: E papërshtatshme që ata të shëtisin në qytetet tona

Botë | 4 vite më parë

Ministrat e jashtëm të BE-së pritet të miratojnë pezullimin e marrëveshjes së bllokut për lehtësimin e vizave me Moskën javën e ardhshme, pasi sulmet me raketa dhe artileri ruse goditën zonat përtej lumit Dnieper, afër centralit bërthamor Zaporizhzhia.

Masa e BE-së, që synon reduktimin e numrit të vizave të lëshuara për shtetasit rusë, nuk është një ndalim të plotë, por do ta bënte marrjen e dokumenteve të udhëtimit dukshëm më të komplikuar dhe më të shtrenjtë.

Sipas BE, është e papërshtatshme që turistët rusë të shëtisnin në qytetet e vendeve të Unionit dhe se duhet t’i dërgohet një sinjal popullatës ruse se kjo luftë nuk është në rregull, nuk është e pranueshme.

Ministrat e jashtëm të bllokut do të takohen të martën në Pragë, kryeqyteti i Republikës Çeke, e cila mban presidencën e radhës të BE-së, ku pritet të japin mbështetjen e tyre politike për pezullimin.

Megjithatë, blloku është larg të qenit i bashkuar për kërkesat gjithnjë e më të zëshme nga vende të tilla si Republika Çeke, Polonia dhe shtetet baltike të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, shumë prej të cilave kanë ndaluar lëshimin e vizave për të gjithë turistët rusë, përveç udhëtimeve thelbësore.

Shumë shtete të tjera anëtare vazhdojnë të lëshojnë dokumente udhëtimi për qytetarët rusë, që do të thotë se ata mund të udhëtojnë lirshëm në të gjithë zonën pa pasaporta Shengen./ The Guardian

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme