Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

Politikë | 36 minuta më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur mes subjekteve politike shqiptare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Berisha e cilësoi marrëveshjen si një zhvillim pozitiv dhe në interes të shqiptarëve që jetojnë në këto komuna.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve, si atyre që banojnë në këto zona ashtu edhe atyre në emigracion, që të marrin pjesë në zgjedhje për të siguruar përfaqësimin më të mirë të mundshëm politik.

Sipas Berishës, forcat politike shqiptare arritën dje në Prishtinë, në prani të Kryeministrit të Kosovës, marrëveshjen për të marrë pjesë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e parakohshme të Republikës së Serbisë

“Një marrëveshje për t’u përshëndetur! Partia Demokratike përshëndet këtë marrëveshje që është dhe interesi më i mirë i shqiptarëve në këto komuna të Serbisë të banuara nga shqiptarë që ende janë minoriteti më i shtypur në Evropë nga regjimi i Beogradit. Partia Demokratike u bën thirrje të gjithë shqiptarëve rezident në këto komuna apo në emigracion të marrin pjesë në këto zgjedhje për të siguruar përfaqësimin më të mirë të mundshëm të shqiptarëve të komunave të tyre,” shkroi Berisha në rrjtete sociale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme