Biden: Lufta rrezikon të përhapet në gjithë Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Joe Biden ka paralajmëruar për përhapjen e luftës në Lindjen e Mesme por tha se ekziston ende një mundësi për të zgjidhur konfliktin.
“Një luftë gjithëpërfshirëse është e mundur, por unë mendoj se ekziston gjithashtu mundësia – jemi ende në lojë për të pasur një zgjidhje që mund të ndryshojë rrënjësisht të gjithë rajonin”, tha Biden, në një intervistë për ABC.
Izraeli zgjeroi sulmet ajrore në Liban më 25 shtator dhe rrëzoi një raketë të Hezbollahut, sipas të cilit kishte qëlluar agjencinë e spiunazhit të Mossadit pranë Tel Avivit.
Presidenti amerikan, një aleat i vendosur për një kohë të gjatë i Izraelit, ka shtyrë për një zgjidhje me dy shtete në konfliktin izraelito-palestinez dhe tha se nuk ishte dakord hapur me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu për këtë çështje.
“Nuk jam dakord me qëndrimin e tij. Duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete. Kjo duhet të ndodhë”, tha Netanjahu.
Ndërkaq, SHBA dhe Franca kanë bërë të ditur se po punojnë për propozimet e armëpushimit për të zgjidhur përshkallëzimin e luftimeve në Liban.
Propozimi përfshin një armëpushim në veri për t’i dhënë një zgjidhje diplomatike. Zyrtarët shtojnë se deri më tani nuk është bërë ndonjë përparim domethënës.
Nga ana e tij, kryeministri britanik Keir Starmer duke folur për mediat në Nju Jork përpara fjalimit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin “pothuajse orë pas ore” të konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, ndërsa përsëriti thirrjet për një armëpushim.
“Këtu në Nju Jork, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe duke qenë shumë, shumë i qartë, kjo është një situatë e rrezikshme tani dhe të gjitha palët duhet të tërhiqen nga pragu për të përshkallëzuar”, ka theksuar Starmer.
Ai shtoi se konflikti “duhet të zgjidhet me mjete diplomatike”.
“Por unë jam shumë i shqetësuar për përshkallëzimin në rritje, i cili nuk është vetëm ditë pas dite, por pothuajse orë pas ore për momentin” tha Starmer.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



