Biden, pritet të shpall kandidimin e tij për president javën e ardhshme

Presidenti Joe Biden , 80 vjeç, pritet të shpallë kandidimin e tij për rizgjedhje në vitin 2024.
Presidenti Biden dhe ekipi i tij po përgatiten të shpallin fushatën e tij të rizgjedhjes javën e ardhshme, me ndihmësit që finalizojnë planet për të publikuar një video që presidenti të nisë zyrtarisht fushatën e tij, sipas tre personave të informuar mbi planet.
Biden dhe ndihmësit e tij kanë synuar që publikimi i videos të përkojë me katër vjetorin e nisjes së fushatës së tij 2020.
Për muaj të tërë, Biden ka sinjalizuar se ka planifikuar të kandidojë për një mandat të dytë, por ai ka shtyrë njoftimin zyrtar, pasi ai dhe ekipi i tij nuk ndjenë urgjencë për të nisur një fushatë.
Zoti Biden në muajt e fundit është përqendruar në zbatimin e ligjeve të më mëdha të infrastrukturës, investimeve në fushën e teknologjisë dhe klimës të miratuara gjatë dy viteve të tij të para në detyrë dhe në krijimin e një kontrasti të fortë me republikanët ndërsa Uashingtoni po përgatitet për një betejë mbi tavanin e borxhit. Këshilltarët e tij besojnë se këto përparësi do të përmirësojnë imazhin e tij përpara fushatës për të siguruar një mandat të dytë presidencial.
Presidenti Biden ka ftuar donatorët kryesorë demokratë në Uashington javën e ardhshme për atë që pritej të ishte një darkë me të dhe një seancë strategjike me këshilltarët e tij kryesorë politikë citon Washington Post.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




