Birra që po shkurton 8.000 vende pune për të kursyer 2 miliardë euro: Cili është plani i prodhuesit të dytë më të madh në botë?

Kompania e dytë më e madhe e birrës në botë, Heineken NV, do të shkurtojë 8.000 vende pune për të kursyer 2 miliardë euro, në tre vitet e ardhshme. Ky është plani i ri i kursimit të kompanisë, i cili erdhi në jetë pas raporteve vjetore të cilat rezultuan “tronditëse” për Heineken.
Heineken është shprehur se nëpërmjet 2 miliardë eurove që do të kursejë, do të rikrijojë brand- in e saj, do të bëjë kompaninë më efikase dhe efektive, do të zvogëlojë kompleksitetin dhe numrin e produkteve. Kompania aspiron të bëhet birra e lidhur më së miri dixhitalisht me konsumatorët, për blerjen e birrave online.
Ndër të tjera, Heineken është shprehur se pret që kushtet e tregut të përmirësohen gradualisht në 2021 dhe në 2022, rikuperimi të ndjehej edhe më shumë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




