Bolivi/ Finalja e kupës kthehet në ring boksi, arbitri godet portierin e një skuadre

Futboll Bota | 1 minutë më parë

Një finale kupe në futboll degjeneroi në kaos, pasi një lojtar u godit me grusht nga gjyqtari gjatë një debati të ashpër.

Ekipi Always Ready, i qytetit të La Paz, barazoi 0-0 me rivalët Real Potosi dhe ngriti trofeun e Kupës së Bolivisë, falë avantazhit 3-1 të arritur në ndeshjen e parë.

Tensioni u përshkallëzuan në përfundim të ndeshjes, pasi lojtarët e Potosit rrethuan gjyqtarin Jordy Aleman për shkak të disa vendimeve të tij.

Një video tregon Alemanin në qendër të një përplasjeje të tensionuar, në të cilën u përfshinë gjithashtu lojtarë, anëtarë të stafit dhe zyrtarë të tjerë.

Aleman përjashtoi katër lojtarë dhe tre anëtarë të stafit teknik gjatë një debati të ashpër.

Dhe, në një skenë të jashtëzakonshme, Aleman duket se e godet në fytyrë portierin e Potosit, Cristian Martinez.

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Martinez tregoi se kishte pësuar gjakderdhje si pasojë e grushtit. Megjithatë, ai theksoi se goditja “nuk e la pa ndjenja”.

Ndonëse Alemani është vënë në shënjestër të kritikave të ashpra për veprimet e tij, Martinez u shpreh se dëshiron ta lërë këtë ngjarje pas dhe nuk ka ndërmend ta çojë çështjen më tej. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme