Bordi i mbikëqyrjes bërthamore në OKB miraton rezolutën që i bën thirrje Rusisë të largohet nga Zaporizhzhia

Botë | 4 vite më parë

Bordi i Guvernatorëve prej 35 vendesh i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së miratoi të enjten një rezolutë duke kërkuar që Rusia t’i japë fund pushtimit të centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë.

Takimi i zhvilluar më 15 shtator me dyer të mbyllura miratoi në fund rezolutën  me 26 vota pro, ku i bën thirrje Rusisë “të ndërpresë menjëherë të gjitha veprimet në centralin bërthamor të Zaporizhzhia dhe çdo objekt tjetër bërthamor në Ukrainë”.

Kjo rezolutë u votua kundër nga Rusia dhe Kina.

“Pushtimi ushtarak i uzinës rrit ndjeshëm rrezikun e një aksidenti bërthamor që do të rrezikonte popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar. Ushtria ruse dhe korporata shtetërore bërthamore ruse, Rosatom, duhet të pezullojnë të gjitha aktivitetet në Zaporizhzhia dhe t’ua kthejnë kontrollin autoriteteve ukrainase” thotë rezoluta.

Centralit më i madh bërthamor në Evropë, Zaporizhzhia është marrë nga forcat ruse pak kohë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme