Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, zhvillohet dita e 126-të e tubimit të organizuar para selisë së qeverisë

Protestuesit janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke shënuar kështu ditën e 126-të të tubimit të tyre. Gjatë kësaj proteste, pjesëmarrësit kanë vijuar sërish me marshimin përgjatë bulevardit kryesor “Dëshmorët e Kombit”. Më pas, protestuesit janë ndalur përpara selisë së qeverisë, ku tubimi ka vazhduar përmes fjalimeve të mbajtura nga përfaqësues të protestës.
Lëvizja e njohur si “Revolucioni i Flamingove” nisi kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonën e Zvërnecit. Megjithatë, përgjatë zhvillimeve dhe kohëzgjatjes së saj prej 126 ditësh, ajo ka evoluar duke u shndërruar në një protestë me karakter politik.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.





