Camilla bëhet mbretëreshë, por pa kompetenca

Pas shtatë dekadash, Mbretëria e Bashkuar ka një grua të re për ta quajtur mbretëreshë. Gruaja e Charles, Camilla, Dukesha e Cornwall-it, do të njihet si Queen Consort – një titull që erdhi me bekimin e Mbretëreshës Elizabeth II pas vitesh grindjeje, që daton në ditët para se ajo të martohej me Princin Charles.
Asnjëherë nuk është ditur se 75-vjeçarja Camilla, do të merrte titullin, edhe pse titulli nuk i jep asaj asnjë nga kompetencat e sovranit. Gruaja e një mbreti është kurorëzuar tradicionalisht si mbretëreshë. Pyetja se çfarë titulli do të mbante Camilla, kur Charles të bëhej mbret ka qenë e ndërlikuar për shumë vite.
Kjo për shkak të ndjeshmërisë në lidhje me statusin e saj si gruaja e tij e dytë. Charles dhe familja mbretërore janë treguar të kujdesshëm për këtë çështje, duke pasur parasysh perceptimet e vazhdueshme publike për Camilla-n si “personi i tretë”, që shkatërroi martesën midis Charles dhe princeshës Diana.
Por gjatë dekadave, Camilla ka fituar një pjesë të madhe të publikut britanik me karakterin dhe besnikërinë ndaj burrit të saj. Kur Camilla dhe Charles u martuan në një ceremoni në vitin 2005, ajo ishte në fakt princesha e re e Uellsit, por në vend të kësaj ajo e quajti veten Dukesha e Cornwall. Apnews
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




