Çanta ‘ sa një kokërr kripë’ shitet për 63,000 dollarë

Kuriozitete | 3 vite më parë

Një çantë dore e vogël me përmasa vetëm 0.657 me 0.700 milimetër u shit rreth 63,000 dollarë në një ankand online të mërkurën.

Shumë e vogël për syrin e njeriut, çanta fluoreshente në ngjyrë të verdhë-gjelbër është krijuar nga firma e njohur Louis Vuitton.  

Çanta është bërë duke përdorur polimerizimin me dy fotone, një teknologji prodhimi e përdorur për të printuar 3D pjesë plastike në shkallë mikro. Ajo u shit së bashku me një mikroskop të pajisur me një ekran dixhital përmes të cilit mund të shihet çanta.

Një foto promovuese tregon dizajnin në shumë detaje, duke zbuluar monogramin “LV” të nënshkrimit të firmës.

Shitja u organizua nga Joopiter , një shtëpi ankandi në internet e themeluar nga muzikanti, producenti dhe stilisti amerikan Pharrell Williams.

I njohur për ngacmimin e botës së artit për ekseset e tij qoftë duke shitur vizatime të falsifikuara të Andy Warhol apo duke prerë pikturat e Damian Hirst ai e ka kthyer vëmendjen edhe te moda luksoze citon CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme